Tri ditë pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që shkarkoi kryetarin e bashkisë së Vorës për shkak të dekriminalizimit, qytetarët kërkojnë zgjedhje.
Banorët kërkojnë zgjidhjen e këtij ngërçi, ku qeveria njeh 30-qershorin si datë votimesh dhe Presidenti 13-tetorin.
- Banorët:
“Unë mendoj që të bëhen zgjedhje, që mos rrimë pa kryetar”
“Për mendimin tim o të sjellin tjetër, ose ka bashkia njerëz më të mirë”
“Ne themi Presidentit të dekretojë zgjedhjet”
“Të presim vendimin e gjykatës dhe më pas të bëhen zgjedhje”
Denoncimi i Partisë Demokratike dhe më pas verifikimet e Prokurorisë së Përgjithshme bënë publik faktin se Agim Kajmaku, i cili përdorte dhe identitetin Jorgo Toto kishte “hesape” me drejtësinë greke, me akuzën e përdorimit të kartëmonedhave të falsifikuara, të cilat nuk I kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit.
Sipas ligjit në fuqi, Agim Kajmaku ka një afat 45 ditor për tju drejtuar gjykatave për të bërë ankimimin e vendimit të KQZ.
Me shkarkimin nga detyra të Agim Kajmakut “topi” i mbetet kryeministrit Rama për t’ju drejtuar me një kërkesë presidentit të Republikës Ilir Meta për një datë të re të zgjedhjeve për Bashkinë Vorë.