MENU
klinika

“Shqipëria punon tokën”

Panairi më i madh i bujqësisë, promovohet prodhimi vendas

04.11.2019 - 11:29

Panairi më i madh i bujqësisë, blegtorisë dhe agropërpunimit, “Shqipëria punon tokën”, do të zhvillohet në datat 9 dhe 10 nëntor 2019, në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama ftoi sot gjithë qytetarët që të mos humbin këtë event, që promovon produktet shqiptare.

Me ftesën për të mos humbur Takimin e madh të Bujqësisë, që në datat 9-10 Nëntor mbledh në Sheshin Skënderbej, Tiranë, fermerët nga gjithë vendi me produktet e tyre më të mira, ju uroj një javë të mbarë”, tha Rama.

Panairi i këtij viti vjen pas suksesit të vjetshëm, si eventi më i madh bujqësor dhe blegtoral në shkallë vendi, i cili sjellë aromën e prodhimit autokton shqiptar dhe më të mirën e industrisë së përpunimit ushqimor në vend.

Në këtë edicion pritet një pjesëmarrje më shumë se 659 fermerë që ishin vitin e kaluar nga e gjithë Shqipëria, e mbi 70 sipërmarrje ushqimore dhe 39 bashki.

Hapësira ekspozuese prej 23400 m2 në zemër të Tiranës do të kthehet në arenën më të madhe ekspozuese të produktit, traditës, muzikës dhe kulinarisë shqiptare, ku mjeshtrat e kuzhinës dhe restorantet, do të ofrojnë mundësinë e degustimit të recetave më të spikatura.