Princi i Sussex, Harry, ishte fundjavën e kaluar në Tokyo, ku ndoqi ndeshjen finale të Rugby World Cup mes Anglisë dhe Afrikës së Jugut.
Ai takoi disa atletë paraplegjikë dhe një grup studentësh, ndërsa profili zyrtar i pallatit mbretëror ka ndarë në Twitter një video nga vizita e princit në Tokyo.
Gjatë videos, dëgjohet se njëra prej studenteve ka flirtuar me princ Harry-n, duke e quajtur atë të pashëm.
Mirëpo, princi i është përgjigjur me shumë stil flirtimit të studentes, duke i treguar unazën e martesës, pa bërë asnjë koment më tepër.
The Duke of Sussex meets Paralympic hopefuls in Tokyo ahead of rugby final
He warmed up for the Rugby World Cup final at a training session for would be Japanese Paralympians and discovered that one or two of them were rooting for England’s opponents. #PrinceHarry #Tokyo pic.twitter.com/eXxeXAFhUt— The Royal Family Channel (@RoyalFamilyITNP) November 2, 2019
Grupi i studentëve ka nisur të qeshë dhe e kanë përcjellë Harry-n me të duartrokitura, ndërsa video e momentit të flirtimit po bën xhiron e rrjetit.