05.11.2019 - 08:25
Ditën e sotme vendi ynë do të karakterizohet nga një mot i paqëndrueshëm ku do të sjellë reshje shiu herë pas here.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë:
-në zonat malore nga 03ºC deri në 12ºC;
-në zonat e ulëta nga 08ºC në 22 ºC;
-dhe në zonat bregdetare nga 11C në 22ºC.
Era do të fryj në drejtim Jugor me forcë valëzimi deri në 5 ballë.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash, por që mundësitë e shiut janë të pakta.
Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë:
-në zonat malore nga 01ºC deri në 18ºC;
-dhe në zonat e ulëta nga 04ºC në 19ºC.