05.11.2019 - 11:07
Një përplasje mes disa studentëve ka ndodhur dje në ambientet e ish-mensës në qytet studenti.
Mësohet se rreth orës 17:30, ndërsa po zhvillohej leksion tek ish mensa duke qenë se godina e ekonomikut është në rikonstruksion, dy djem kanë hyrë në orën e leksionit dhe kanë ngacmuar vajzat që ishin në mësim.
Ndërkohë kanë reaguar djemtë e grupit që ishin të pranishëm në mësim duke u thënë të largohen.
Por ngjarja nuk ka mbaruar aty pasi rreth orës 19:00 përfundon leksioni djemtë përplasen jashtë.
Policia ka shoqëruar disa persona për këtë.
Ndërkohë tre të plagosurit nga sherri kanë shkuar dhe kanë marrë mjekim dhe më pas janë larguar.