Fondi Shqiptar i Zhvillimit po vijon punën për rikonstruksionin e aksit rrugor Qafë Thorë – Theth, ndërtimi i të cilit pritet të zgjidhë problematikën e transportit, në një nga destinacionet turistike më të frekuentuara malore.
Puna po vijon në gërmimin e zonës shkëmbore dhe zgjerimin e trasesë. Për shkak dhe të vështirësive të terrenit ku po kryhen punimet sipas FSHZH-së ka një përqendrim të lartë të makinerive në këtë periudhë.
Kjo ndërhyrje u ofron përdoruesve të rrugës siguri më të lartë përkundrejt kushteve atmosferike, gjatë sezonit të dimrit.
Në një gjatësi investimi prej 16 km, projekti për aksin Qafë Thorë – Theth është pjesë e investimeve që rrjedhin nga Plani Sektorial i Turizmit për Rajonin e Alpeve Shqiptare.
Synimi i të cilit është mbrojtja e mjedisit, nxitja e ekonomisë lokale, si dhe integrimi i mëtejshëm i kësaj zone në industrinë e turizmit.