MENU
klinika

Panik gjatë xhirimeve

Bomba e Luftës së Dytë Botërore i rrezikon jetën Angelina Jolie

05.11.2019 - 16:43

Aktorja e njohur Angelina Jolie së bashku me aktorin tjetër Richard Madden janë evakuar nga sheshxhirimi për shkak të një bombe të Luftës së Dytë Botërore e pashpërthyer.

Të pranishmit në Fuerteventura të ishujve Kanarie treguan sesi paniku u përhap me shpejtësi gjatë xhirimit  “The Eternals”  dhe ju dhanë urdhër të mbajnë një distancë të sigurtë nga vendi  ku ndodhej bomba.

Image

Një burim i brendshëm i tha “The Sun”: “Ishte tmerruese – bomba mund të kishte qenë atje për dekada e paprekur, por kush e di se çfarë mund të kishte ndodhur nëse do të trazohej”.

“Disa nga yjet më të mëdhenj në botë ishin në set dhe askush nuk po bënte asgjë. Për fat të mirë, ekspertët u morën me të”.

Angelina, 44 vjeçe, dhe Richard, 33 vjeç, janë duke luajtur rolet kryesore Thena dhe Ikaris në “The Eternals”, një film me superheronj nga Marve.

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën