MENU
klinika

Deklarata

Koalicioni PD e PDIU, reagimi i parë nga Athina

19.09.2018 - 20:05

Në një reagim të saj Partia Demokratike e Greqisë ka kundërshtuar koalicionin mes Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Partisë së Shpëtim Idrizit, PDIU, ku thotë se ky afrim nuk i shërben marrëdhënieve mes të dyja vendeve, veprim të cilin, e cilëson si jo të mirë.

Ndër të tjera, ajo shprehet se një lëvizje e tillë helmon marrëdhëniet me Greqinë dhe Evropën. Sipas saj, aktorët e këtij koalicioni duhet të marrin përsipër të gjitha përgjegjësitë, që dalin nga një bashkëpunim i tillë.

“Koalicioni mes PDIU dhe PD përbën një zhvillim jo të mirë. Kjo helmon marrëdhëniet me Greqinë dhe Europën.

idrizi dhe basha
idrizi dhe basha

Mesazhi ynë i qartë: Nuk ekziston çështja çame”, thuhet mes tjerrsha në reagimin e saj.

Rikujtojmë se pak ditë më parë, të dy partitë politike ranë dakord për të vijuar bashkëpunim në frontin opozitar kundër qeverisë Rama.

Sipas tyre, në zgjedhjet vendore të vitit 2019, PD dhe PDIU do të garojnë së bashku në koalicion.