Në dhjetor të vitit të kaluar Maja u bë nënë për herë të parë. Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar solli në jetë një djalë të cilin ka quajtur Jonas.
Pasditen e sotme Maja ka qenë e ftuar në ‘Ftesë ne 5’ me Bieta Sulon, ku zbuloi ndër të tjera se çfarë i është dashur të bëjë gjatë kësaj kohe. Ajo ka rrëfyer se ka qëne e ngarkuar me koncertet jashtë Shqipërisë, por dhe me rritjen e të vogëlushit të saj.
E pyetur se kujt i ngjan më shumë, Maya pohoi se Jonas është një kopje e saj dhe është me sy blu. Për herë të parë artistja zbuloi dhe disa pamje të të voglit, i cili shfaqej i mbështetur në krahët e mamit.
Maja shtoi se shumë herë i është dashur të udhëtojë nëpër koncerte së bashku me djalin, ndonëse ai ishte shumë i vogël.
Megjithatë kjo situatë e sikletshme duket se ka arritur të zgjidhet tashmë sepse Maja i ka siguruar Jonasit një kujdestare, e cila është në ndihmë dhe të artistes.