MENU
klinika

“Muaji nëntor, muaji i zjarrit”

Në cilin program televiziv do ta shohim së shpejti Klaudia Pepën?

07.11.2019 - 08:49

Klaudia Pepa prej disa vitesh është larguar nga Shqipëria për të vazhduar karrierën e saj si balerinë në Itali.

Balerina e njohur shqiptare ka bërë krenare gjithë publikun me performancat e saj në “Amici” dhe duket se suksesi i saj nuk përfundon me aq.

E angazhuar në projekte të ndryshme ne Itali, Klaudia ka bërë të ditur me anë të një postimi në ‘Instagram’ se shumë shpejt do të jetë pjesë e një programi të ri televiziv.

Untitled 1

“Muaji nëntor është muaji i zjarrit për mua, së shpejti do ju tregoj se në cilin program televiziv do më shihni”, ka shkruar Pepa krah fotos ku shfaqet e veshur ne ngjyrë gold pas disa flakëve.

Me siguri balerina shqiptare do të jetë pjesë e një porduksioni italian, emrin e të cilit ka vendosur ta zbulojë më vonë.