MENU
klinika

Ja sa milionë euro shkon...

Rruga e Arbrit / Rritje me 45% financimi për PPP

07.11.2019 - 09:40

Qeveria në harkuan kohor të një viti e gjysmë, nga momenti kur firmosi kontratën për ndërtimin e rrugës së Arbrit ka rritur me 45% financimin, duke e çuar koston totale 58 miliardë lekë ( 460 mln euro) nga 40 mld lekë (33,6 mld vlera e kontratës plus 6.5 miliardë lekë TVSH) të parashikuara në kontratën ligjore.

Vitin e kaluar qeveria e kontraktoi ndërtimin e rrugës së Arbrit nëpërmjet formës koncencionare me Partneritet Publik Privat me kompaninë Gjoka Konstruksion. Sipas kontratës që u miratua në mbledhjen e datës 28 mars 2018 të Këshillit të Ministrave vlera e financimit të rrugës është 33.6 miliardë lekë me të cilat do të financoheshin gjithsej 41 kilometra rrugë të kategorisë C , nga të cilat 26 do të bëheshin nga e para dhe 15 të tjera pjesërisht.

Në fillim të vitit 2018 në kuadër të projeksioneve në buxhetin afatmesëm, qeveria raportoi një tabele shoqëruese të financimit të koncesioneve ndër vite ku raportoi se financimet totale për rrugën e Arbrit do të ishin 40 miliardë lekë. Burimet nga Ministria e Financave pohuan në atë kohë se kjo vlerë shtesë nga kontrata përfaqësonte TVSH e cila nuk ishte raportuan në kontratën fillestare.

Këtë vit gjithçka ka ndryshuar kryekëput, pasi Ministria e Financave ka riprogramuar financimin e rrugës së Arbrit me 58 miliardë lekë. Burimet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës pohuan se kjo shumë do të shkojë si kompensim për një shembje të madhe që ka ndodhur në rrugë vitin e kaluar në tentativë për hapjen e një tuneli.

Shembja ka ndodhur në afërsi të tunelit të Murrizit. Inxhinierë të fushës që janë njohur me shembjen i pohuan Monitor se ajo ka ndodhur si pasojë e një gabimi inxhinierik, ku një pjesë e tunelit është tentuar të shmanget duke hapur trasenë e duke carë malin në formë kove. Mirëpo ky vendim i ka kushtuar kompanisë pasi thellësia e madhe skarpateve ka krijuar shembjen e cila gjithashtu kalon nëpërmjet një zgjidhje të vështirë inxhinierike dhe financiare.

Ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku gjatë një inspektimi në terren pohoi se , “Pas investigimeve me mjete, me specialistë, rezulton që rrëshqitja është mbi 60 metër. Dhe kjo pastaj na detyroi që ta ndalonim në hyrje, për të mos lënë ritmet këtej nga dalja. Jemi në përfundim të investigimeve dhe besoj shumë shpejt, punë ditësh do t’i dalim Ministrisë me propozimin e një apo dy varianteve të cilat do të vlerësohen sesi mund të zgjidhen”, bëri të ditur përfaqësuesi i kompanisë “Gjoka Konstruksion”

Rruga e Arbrit, me gjatësi mbi 70 kilometër, e cila lidh Tiranën me Maqedoninë nëpërmjet Dibrës, nisi si ide në vitin 2008. Projekti i propozuar ishte një rrugë e tipit C, me gjerësi 7 metra, kostoja totale e të cilit fillimisht u llogarit 150 milionë euro, për shkak të punimeve të vështira në një terren malor me shumë tunele. Për shkak se të gjitha studimet e nxorën rrugën jo fizibël, qeveria nisi ndërtimin e saj me fondet e veta, mirëpo kriza e vitit 2008 dhe shpenzimet e larta për Rrugën e Kombit kufizuan mundësitë për të ndërtuar Rrugën e Arbrit, edhe pse disa segmente të saj rreth 20 kilometra, kanë përfunduar, ndërsa pjesa më e vështirë me tunelet brenda mbeti e papërfunduar.

I konsideruar si një projekt populist, Rruga e Arbrit u përfshi në paketën 1 miliard euro, me financim 250 milionë euro për rreth 50 kilometër. Vetëm një vit pasi ka është firmosur kontrata kostoja e rrgus është dyfishuar duke arritur në 460 mln euro. Monitor