08.11.2019 - 08:44
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev i ka kujtuar ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit faktin se askush nuk mundet t’i shmanget përjetë drejtësisë.
Sipas kreut të qeverisë maqedonase herët a vonë gjithsecili që ka shkelur ligjet dhe ka bërë ndonjë vepër penale do të ulet në bankën e të akuzuarve.
“Askush nuk mund t’i shmanget dënimit, përfshi edhe Nikolla Gruevskin”, -deklaroi Zoran Zaev.