Më 3 dhjetor, drejtuesit e NATO-s, përfshirë Donald Trump dhe Boris Johnson, do të mblidhen në Pallatin Buckingham.
Të nesërmen, ata do të takohen në një hotel luksoz, por fatmirësisht jo në pronësi të Trump, jashtë Watford. Është ngjarja ku udhëheqësit do të diskutojnë tema të mëdha përfshirë Sirinë, Afganistanin, Rusinë dhe ku asnjë prej këtyre nuk ka të ngjarë të zgjidhet.
Në të kaluarën jo aq të largët, një lider që lufton për zgjedhjet mund ta shihte një samit ndërkombëtar si një mundësi të artë. Madhështia dhe rëndësia e një mbledhjeje të tillë do të thoshte publicitet falas.
Por ky samit nuk është i tillë. Mund të jetë më shumë problem sesa mundësi e artë.
Sidoqoftë, samiti 2019 është gjithashtu një sinjal i diçkaje shumë më të madhe në historinë moderne. Ky samit i vështirë do të jetë një mikrokozmos i një krize më të gjerë që shtrihet në institucionet ndërkombëtare të pas vitit 1945.
Në të vërtetë vetë zgjedhjet janë gjithashtu një simptomë e madhe e krizës.
Samiti i Nato, me fjalë të tjera, nuk është një mundësi për të siguruar zgjedhësit se gjithçka është mirë dhe në duar të sigurta.
Sot problem nuk është vetëm Nato. Kombet e Bashkuara janë më të dobëta. Kështu është edhe zgjidhja financiare e Bretton Woods.
Brexit, çështja në zemër të këtyre zgjedhjeve në Mbretërinë e Bashkuar, duhet të shihet si një simptomë tjetër e këtij copëzimi më të gjerë sesa thjesht si një psikodramë izoluese për Britaninë.
E pare nga ky këndvështrim, është e vështirë të ekzagjeroni rëndësinë e zgjedhjeve të vitit 2019, mbi të gjitha për vetë Britaninë , por gjithashtu, edhe për pjesën tjetër të Evropës.
Në një botë të shekullit të 21-të mbi të cilin Evropianët ushtrojnë fare pak kontroll, vendet në Evropë, madje edhe ato periferike, siç është Britania, do të jenë akoma të varur nga paqja e përbashkët e Evropës, tregtia e përbashkët, vlerat e përbashkëta, siguria e përbashkët dhe një sërë lidhjesh të tjera.
Ky do të jetë një shekull i vështirë për Evropën, përfshirë Britaninë, me apo pa Brexit.
Martin Kettle është një kolumnist i The Guardian.