MENU
klinika

Me pushime në Kallm

Në Durrës nuk shkohet me pushime për hall, sidomos kur je për në Kallm

07.08.2018 - 13:23

Valdete Osmani, një nga gazetaret e Kosovës tregonte, në një intervistë për një nga televizionet shqiptare, se Durrësi ishte një nga destinacionet e pushimeve të hallit për kosovarët. Ajo e mbështeste këtë deklaratë të saj në nivelin e ndotjes në det, mungesën e shërbimeve, problemet që kanë operatorët turistikë me ujësjellësin dhe energjinë e gjithçka që i bën pushuesit të konsiderojnë Durrësin një destinacion ku detin e kundron por nuk e shijon plotësisht. Megjithë problematikat e vërejtura, vija bregdetare durrësake ofron disa variacione destinacionesh që mbeten ende befasuese për pastërtinë dhe bukuritë natyrore. Një ndër to është Kallmi.

I pozicionuar në perëndim të kodrës së Durrësit, plazhi i Kallmit, dikur një zonë ushtarake ku ishte e ndaluar të vizitoheshe, sot është një ndër destinacionet më të preferuara për durrësakët dhe jo vetëm. I formuar nga veprimtaria akumuluese e valëve detare, ky plazh, i mbetur i virgjër prej rrugës së amortizuar, shtrihet në një gjatësi prej 100 metrash dhe paraqet vlera të rëndësihme si ekosistem natyror për shkak të konstruksionit të tij gjeomorfologjik. Në mbërrihet lehtësisht duke marrë rrugën automobilisike Durrës-Plazhi i Currilave për të vijuar pastaj pjesën tjetër të udhëz deri në Kallm në këmbë.

Kallmi ruan magjinë e një gjiri ekzotik, me plazhin me guralecë dhe ujë të pastër, shkëmbinj të përthyer nga gërryerja e fuqishme e dallgëve, e bëjnë këtë plazh një destinacion krejtësisht tjetër nga vija bregdetare ranore e Adriatikut. Megjithatë vitet e fundit duket se ky destinacion ka nisur të popullohet edhe subjektet private, që janë treguar deri më tani të kujdesshëm për të respektuar bukuritë e zonës, duke kryer investime në përputhje me natyrën.

Por Kallmi është i veçantë edhe për kombinimin e publikes me privaten. Edhe pse një pjesë e territorit është me shezllone, çmimet për të cilat variojnë nga 300-500 lekë të reja, në të ka edhe hapsira publike ku çdo pushues mund të vendosë çadrën e tij personale. Zgjedhja është personale, sa kohë që Kallmi ofron së fundmi edhe komoditetin e një plazhi të aksesueshëm nga disa biznese por edhe intimitetin e atyre që kërkojnë të shijojnë bukuritë e tij larg zhurmës së plazheve të mbipopulluar në mes të sezonit. A do të ruajë këtë mundësi të gërshetuar në ekuilibër perfekt ky plazh edhe në vitet e ardhshme? Kjo mbetet për t’u parë, sepse përgjigjien e kanë në dorë vizitorët e shumtë dhe bizneset që kanë zgjedhur të ngrenë aktivitetin e tyre në këtë zonë.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin