MENU
klinika

E bëri të qajë nga gëzimi...

Bashkëshorti surprizon Julkën për përvjetor

10.11.2019 - 08:20

Ditën e djeshme, moderatorja Julka Gramo dhe i shoqi i saj, Andi, festuan 18 vjetorin e puthjes së tyre të parë.

Në kuadër të kësaj dite, Julka, që në orët e para të mëngjesit luajti rolin e një hetuesje duke i drejtuar të shoqit një breshëri me pyetje.

Ajo kishte realizuar dhe disa video të pyetësorit, të cilat më pas i publikoi në profilin e saj të Instagramit. Andit nuk i kujtohet se kur e kishin dhënë puthjen e parë, ai madje mendonte se kishin kaluar 17 vite jo 18.

Mirëpo gjithësesi, në një ditë të atillë, ai nuk ka harruar ta surprizojë të shoqen. Përmes një postimi të bërë në Instastory, Julka ka treguar se i shoqi i ka dhuruar një kuti të madhe me trëndafila të kuq.

Po ashtu ajo ka marrë dhe një letër nga ai që e ka përlotur.

Pas surprizës, Julka i ka dedikuar fjalët më të bukura partnerit publikisht. “Edhe pas gjithë kësaj kohe je prapë ti”, shkruhet në postimin e bërë nga ajo.

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën