10.11.2019 - 09:17
Një vit më parë, këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku u bënë prindër për herë të parë.
Xhensila solli në jetë vogëlushen Ajka, e cila është bërë kryefjala e ditëve të tyre dhe Xhensila s’lë rast pa e përmendur të bijën edhe nëpër intervista.
E ftuar mbrëmjen e kaluar në “Klanifornia Show”, këngëtarja u pyet nga moderatorja Marina Vjollca se cila është përralla që i tregonte më shpesh Ajkës, ndërsa Xhensila tha duke qeshur:
“Se si u martua mami me një katunar nga Bubqi.”
Gjithashtu, këngëtarja rrëfeu se kishte nisur t’i fliste të voglës së saj që kur ishte ende në bark, duke i mësuar ta donte veten shumë dhe gjithçka që e rrethon.