Reperi Stresi ishte një ndër të ftuarit e mbrëmjes së sotme në emisionin e Luana Vjollcës, “Shiko Kush Luan”.
Ai mori pjesë në lojra të ndryshme që u organizuan në studio, ku na ngrohu zemrat me deklaratat e forta për partneren e tij, Keisin.
Ndër të tjera, reperit iu kërkua të qëllonte mbi foton e një artisti shqiptar, me të cilin s’do të bënte kurrë asnjë bashkëpunim dhe madje s’do të pinte as një kafe.
Pa u menduar, Stresi qëlloi mbi foton e Rina Balajt.
Kjo e fundit, prej disa ditësh është zhdukur totalisht nga rrjetet sociale dhe madje menaxheri i saj lajmëroi se reperja e kishte lënë muzikën.
Megjithatë, ende nuk kemi një reagim nga vetë Rina, e cila s’dihet si e ka pritur deklaratën e Stresit për të.