MENU
klinika

Flet Edy Reja

“Stadiumi i ri, biletë e Shqipërisë për në Europë”

10.11.2019 - 11:45

Pasi ka shpallur listën me futbollistët e grumbulluar për dy ndeshjet e fundit eliminatore “Euro 2020”, trajneri Edy Reja ka folur për dy përballjet, atë me Andorrën dhe me Francë.

CIKALLESHI – “Për Cikalleshin më vjen keq sepse që kur kam ardhur, ka qenë vendimtar, por kemi grup të përshtatshëm dhe mund të gjejmë zgjidhje.

Jemi në pritje të Kamberit dhe të shohim ta zgjidhim në mesjavë. Se sa më shume alternativa kam, aq më mirë është. Sa u përket ndeshjeve, kemi rritje graduale dhe dua që të vazhdojmë.”

OBJEKTIVAT – “Mendohet vetëm për Francën e nuk duhet kështu. Kemi bërë pikë. Dua që përqendrimi të jetë për Andorrën, nuk dua të ketë rënie përqendrimi për Andorrën.

Andorra humbi në minutën e 90’ me Turqinë e nuk dua që të ketë rënie përqendrimi që të vazhdojmë të kemi rezultate të rëndësishme.”

MOTIVIMI PA OBJEKTIV – “Lojtarët që vijnë dua që të krijojnë mentalitetin që të luajnë çdo ndeshje në maksimum. Nuk dua që të luajmë ndeshje mjaftueshëm. Dua të rritemi nga pikëpamja mendore.

Dua që lojtarët të kuptojnë rëndësinë. Motivimi me Francën do të jetë, por mua më duhet Andorra. Duhet të ruajmë përqendrimin maksimal më Andorrën se aty shihet rritja e një Kombëtareje dhe një Federate.”

RINOVIMI I KOMBËTARES – “Objektivi i parë është të arrijmë rezultatet maksimale. Ne kemi detyrën që të arrijmë 18 pikë. Kam rinovuar shumë se kanë debutuar Kumbulla e Selahi.

Idea ime është të rinovojmë por gradualisht, nuk mund të luajë menjëherë. Nëse e ardhmja ime do të jetë te Shqipëria, do të kemi në mars e prill do të ketë miqësore e do të kemi mundësi. Ka të rinj që po ndjek.

Nëse skuadra po luan mirë e punon në bazë të funksionit atëherë ndryshimi është nga pak. Federata sheh të ardhmen, por është rezultati. Unë shoh të tashmë, Andorrën.

Nëse do të rri, do të jetë puna dhe një program që do të diskutoj me presidentin. Është edhe një punë që po bëhet me ekipet e të rinjve paralelisht.”

STADIUMI I RI – “Jam shumë i emocionuar se jam i bindur se të gjithë ata që kanë qenë para meje, De Biasi dhe Panucci mund të ndjehen xhelozë. Jam krenar që jam pjesë e ekipit në këtë debutim.

Do të jetë emocionuese, një emocion i ri. Është privilegj për mua. Kam ftuar gruan dhe vajzën se është e rëndësishme për Shqipërinë dhe stimuli për lojtarët do të jetë i madh.

Ky është një stadium i vërtetë, është biletë e Shqipërisë për gjithë Europën. Kush do të vijë do të shohë që është një stadium i vërtetë. Me një stadium të tillë mund të ndikojë, lojtarët që luajnë me tifozët kaq afër është një motivim i rëndësishëm.”

FLORIAN KAMBERI – “Për Kamberin duhet kohë ta regjistrojmë, pasaporta. Uroj që të hënën e të martën të zgjidhen. Kemi Seferin e Uzunin. Po eksperimentoj lojtarë por në një kohë të dytë do të vendos ekipin. Janë lojtarë të rinj.

Kemi Mavraj e Memushaj që janë pak përpara me moshën, por kemi mesataren e ulët. Çështjen e Kamberit do ta shohim gjatë javës, nëse mbërrijnë letrat mund të luajë”.

RINOVIMI I KONTRATËS – Nuk kemi probleme, objektivat janë rritja graduale se kemi parë federatën si punon për rritjen. Duhet të punojmë më me profesionalizëm, edhe bashkëpunëtorët nëse konfirmohemi do vijmë më shpesh në Shqipëri për te dhënë udhëzime.

Të rinjtë po i ndjekim edhe 15-16 vjeçarë shqiptarë në të gjithë Europën. Po punojmë e kemi strukturat e duhura për të qenë të rëndësishëm.

Na iku Europa për pak, po të fitonim në Turqi ishim në lojë e hapnim grupin. Po të fitonim me Turqinë, për fat a se nuk ishim të ndërgjegjshëm, tani mund të ishim për 21 pikë. Ndaj më erdhi keq që nuk fituam.”

TIFOZËRIA – Tifozëve u them kush ka mundësi të vijë me Andorrën se tifozët janë nevojë për tifozë. Kërkoj me mirësjellje që kush ka mundësi të vijë të na ndihmojë me Andorrën se kjo ndeshje është e rëndësishme”.

TË RINJTË – “Kemi një kontingjent mes të vjetërve dhe të rinjve. Ka pasur rinovime gradualisht dhe duam të fusim të rinj pak nga pak. Kemi edhe disa të dëmtuar që na kushtëzojnë për të bërë zgjedhje se cilët do të vijnë në skuadër.

Kemi lojtarë me kartonë dhe rrezikojnë të mos luajnë nëse marrin kartonë të verdhë. Nesër do të takoj lojtarët dhe do të vlerësoj gjendjen e gjithsecilit për të futur në fushë më të mirët. Më intereson të fus lojtarët në gjendjen më të mirë fizike dhe psikologjike.

Jam gjithmonë pro futjes së lojtarëve të rinj. Nuk janë eksperimente, por është aktivizimi i tyre pak nga pak.”

HAPAT E GABUAR – Shpresoj dhe uroj të mos gabojmë këtë ndeshje. Ndonjëherë impakti i gabuar psikologjik të bën të humbësh jo vetëm ndeshjen por edhe kampionate.

Uroj që skuadra të jetë në gjendjen e duhur për të përballuar ndeshjen me Andorrën. Nuk duhet të gabojmë impaktin psikologjik dhe duhet të jemi të përgatitur për ndeshjen e radhës. Shpresoj të mos ndëshkohem që të mungoj ndaj Francës.”

KUNDËRSHTARI – “Andorra luan me 4-4-2 dhe mbyllet shumë në mbrojtje. E kemi ndjekur në dy ndeshje me Moldavinë dhe Turqinë. Kemi parë që janë mbrojtur mirë dhe ne na duhet durimi i duhur për ta goditur.

Del në kundërsulm dhe mbyllet në krahë e qendër. Do të punojmë me durim dhe do të sulmojmë në dy krahë. Duhet durim sepse nëse na kapin në kundërsulm mund të rrezikojmë diçka” – u shpreh trajneri Edy Reja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN