Në një intervisë për Konica. al, Profesori Isuf Kalo gjatë bisedës me Mentor Nazarko, ka folur jo vetëm për pushtetin, të fshehta dhe dredhitë gjatë diktaturës së Enver Hoxhës, por dhe për bashkëshorten Nexhmie Hoxha.
I pyetur nga Nazarko lidhur me jetëgjatësnë e Nexhmies, Profesori e ka shpjeguar këtë të gjithën gjenetike.
Ajo nuk vuante as nga diabeti dhe as nga sëmundjet kardiovaskulare, por sipas tij emocionet e bashkëshortes së Enver Hoxhës ishin aq të forta sa shpesh humbiste zërin prej tyre.
Mentor Nazarko: Nga shëndeti si shpjegohet mbijetesa e Nexhmies dhe jetëgjatësia e saj?
Isuf Kalo: Është e gjtha faktor gjenetik. Nexhmia nuk ka pasur sëmundje të tipit si infarkti apo diabeti. Ajo kontrollet i bënte kur kishte shqetësim. Por ka pasur shumë emocione.
Mentor Nazarko: Këto nuk ja kanë ndërprerë jetë?
Isuf Kalo: Jo nuk ja kanë ndërprerë jetën, por asaj i ikte zëri kur fliste nëpër fjalime, i përjetonte shumë emocionet.
E kam thënë dhe në libër, i kam dhënë një tablet që e ka hequr problemin dhe Nexhmia e ka quajtur si mrekulli këtë veprim.
Shënim: Për më tepër ndiqni intervistën e plotë. Kjo frazë gjendet në harkun kohor 1:19:29