MENU
klinika

"Dokumenti nuk është kundër integrimit në Evropë"

Kryeministri Rama: Evropa klub interesash, pse ta presim

10.11.2019 - 13:41

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës për shtyp me liderët e Serbisë, Maqedonisë dhe Bosnjës foli edhe për kundërshtarët e mini-Shengenit ballkanik, duke theksuar se Evropa është një klub interesash dhe se Ballkani nuk duhet të presë zgjidhjen e problemeve të saj por të krijojë lehtësira në lëvizjen brenda rajonit.

44444444444444-3

Nuk ka lidhje me refuzimin e Bashkimit Evropian. Jemi dakordësuar në Nju Jork për të hapur këtë proces. Ne kemi dorëzuar në Samitin e Parisit, kancelares Merkel dhe gjithë të tjerëve këtë dokument dhe mbasi në nivelin e lartë politik u pëlqye e morën burokratët në Bruksel e shtrydhën dhe e kthyer në 780 pika. Çfarë lidhje ka në kuptimin e integrimit faktin që do heqim pengesat.

Do presim që të bëhen anëtar të BE-së fermerët që duan të çojnë mollët dhe domatet në Maqedoninë e Veriut. Çfarë faji kanë ata që duan të kalojnë kufirin dhe kontrollohen nga dy palë policë që ndonjëherë të dehin pasi kanë pirë kaq shumë alkool duke pritur integrimin në Bashkimin Evropian. Ku është e keqja për të gjithë ata që duan të punësohen, apo turistët që vijnë në bregdetin tonë me një hyrje jo me katër palë viza. Pse duhet të presim integrimin në BE që shqiptarët e Preshevës që diplomohen në Shqipëri të punojnë në vendin e tyre.

Lehtësoni qytetarët dhe bien kauzat false. Unë do ta kisha shumë lehtë të mos vija këtu dhe të sulmoja në Fb Serbinë. Dihet që kemi një ndasi të prerë me Presidentin e Serbisë, por nuk na pengon për atë se çfarë mund të bëjmë së bashku. Ne jemi lagjja më e varfër e Evropës dhe duam të integrohemi në lagjen e pasur. Ato kanë interesat e veta. Është një klub interesash. Ne duhet të vazhdojmë të ngremë mure dhe t’i vëmë mina njëri-tjetrin. Çfarë do presim? Do integrohen personalisht. Do marrin rrugën dhe do shkojnë atje. E vetmja e re këtu është që nuk na ka mbledhur Johannes Hahn”, u shpreh kryeministri.