MENU
klinika

"Lufta Partizane, luftë idealesh"

75-vjetori i Çlirimit të qytetit/ Balla në Librazhd për ceremoninë

10.11.2019 - 14:25

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka qenë sot në Librazhd, për të festuar 75-vjetorin e Çlirimit përmes një ceremonie të zhvilluar në qendër të qytetit pranë Memorialit të Dëshmorëve.

Balla tha se nuk duhet të biem në grackën e ngatërrimit, mes kontributit për Çlirimin e Shqipërisë sonë, për kontributin e Luftës Partizane, me atë që pasoi pas vitin ’45.

“Lufta Partizane është e kristaltë, ka qenë luftë idealesh të pastra dhe është krenari për të gjithë Shqipërinë.

Në Luftën e Dytë Botërore, ne shqiptarët, ashtu si edhe popujt e tjerë të Europës dhe më gjerë, me luftën heroike partizane u angazhuam në një përpjekje të madhe, luftarake dhe të përgjakshme, si aleatë në krah të koalicionit të madh antifashist.

Balla-Librazhd1

Nuk duhet harruar se Shqipëria jonë e vogël pagoi një çmim të jashtëzakonshëm gjaku dhe sakrificash të panumërta njerëzore. Nderimi i këtyre sakrificave është nderi i çdo gjenerate shqiptarësh. Prandaj nderimi i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, nderimi i dëshmorëve dhe heronjve të lavdishëm të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, nderimi i çdo faqeje të kësaj lufte dhe i vetë datës së çlirimit të vendit tonë, në 29 nëntor 1944, është nderi i çdo shqiptari.

Ka patur gjithmonë përpjekje në këto 28 vite për të hedhur baltë ndaj Luftës Antifashiste, ndaj dëshmorëve. Sakrifica e mijëra djemve dhe vajzave të Shqipërisë që ranë me një idealizëm të pashoq në luftën për çlirim as nuk mund të mohohet, e padyshim meriton më tepër.

Meriton shumë më tepër sesa fjalët, edhe sesa përveç fjalëve është mundur të bëhet e tregohet gjithë këto vite. Nuk duhet dhe nuk mund të ngatërrohet epopeja e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare me atë që pasojë pas 1945.  Prandaj, çdo nderim që i bëhet çdo dëshmori që dha jetën për Çlirimin e Atdheut, çdo nderim që bëhet në familjet e dëshmorëve është një vlerë që shoqëria jonë duhet ta përçojë”, tha ndër të tjera Balla.