MENU
klinika

4 modele

Po bie shi? Ja si t’i mbani flokët

10.11.2019 - 15:14

Nëse shohim që moti është me shi, duhet të anullosh takimin te parukieri. Mund të sajosh vetë metoda alternative për të bërë një model të thjeshtë flokësh e njëkohësisht mos t’iu tregojë të parregullt.

Kapja e flokëve bisht është një nga zgjedhjet më të shpeshta sepse është mënyra më e shpejtë dhe që nuk do thuajse fare përkujdesje. Bisht i kapur lart apo poshtë, fortë apo lirshëm, çrregullt apo me kujdes, është gjithmonë zgjidhje e zgjuar!

Flokët e çrregullt ose me onde, janë truk shumë i mirë për “t’u maskuar” në ditët e zymta kur, fundja, jo të gjithë do ta kenë mendjen te modeli juaj i flokëve! Flokët e drejtë, janë më të ekspozuar ndaj rrezikut të lagështirës se sa flokët kaçurrel. Nëse keni flokë të butë dhe doni t’i bëni me onde, mund t’i bëni gërshet, në mënyrë që të keni një efekt të çrregullt pas zgjimit.

Ashtu si bishti, edhe modeli topuz, është një zgjidhje e thjeshtë dhe e shpejtë, e minutës së fundit. Mund të zgjidhni një formë të çrregullt ose elegante, njësoj si balerinat klasike.

Flokë si të lagur- Një nga mënyrat më të mira për të ‘rregulluar’ flokët në ditët me shi është dhe pamja e tyre e lagësht. Për ta arritur, duhet të aplikoni pak xhel por jo në sasi të madhe! Është i këshillueshëm sidomos për femrat që kanë modele flokësh relativisht të shkurtër!

Pra, tani mjaft u ankuat se po bie shi dhe ju s’dini ç’tju bëni flokëve!