MENU
klinika

Cilët janë 3 shembujt e suksesit?

Borchardt: Sistemi i drejtësisë do punë

11.11.2019 - 10:20

Ambasadori i OSBE në vendin tonë Bernd Borchardt thotë se ka ende punë për të bërë për ta pasur një sistem drejtësie të saktë.

“Ka ende shumë punë për të bërë për të siguruar që të kemi sistem drejtësie të saktë ka nisma që shkojnë paralelisht.

Vettingu vazhdon, ndërsa Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë shpresojmë se do të bëhert funksionale së shpejti. Këto përpjekje janë të favorshme për të forcuar gjyqësorin.

OSBE mbështet organet qeverisëse të gjyqësorit. Ne jemi të lumtur që mbështetin punë e KLP dhe KLGJ.”- tha Bernd Borchardt.

Në konferencën e parë rajonale për administrimin e Gjykatave dhe menaxhimin e çështjeve, diplomati i OSBE përmendi tre shembuj për të thënë se projekti i mbështetjes për efikasitetin në drejtësi funksionon.

“Flasim për gjykatën e Krujës, vetëm pas 6 muaj pas zbatimit kohëzgjatja e e gjyqeve penale u ul nga 135 ditë nga 45 ditë.”– shtoi Borchardt.

Në Korçë numri i seancave jo produktive ra nga 35 % në 2%.

Në Lezhë numri i seancave u ul me 50%.

Këto janë vetëm 3 shembuj të suksesit.