11.11.2019 - 10:51
Lidhur me akuzat e ngritura për procesin e emërimit të dy anëtarëe të rinj të Gjykatës Kushtetuese, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi u shpreh se ka thirrur Këshillin e Legjislacionit për të diksutuar mbi kushtetuetshmërinë e këtij procesi.
“Kam kërkuar që të thirret Këshilli i Legjislacionit mbi kushtetuetshmërisë. Në kuvend nuk mund të diksutohet rreth kandidaturave. Janë diskutuar kur kanë aplikuar, nga organi i emërtesës (KED). Kuvendi vetëm voton. Këshilli i legjislacionit do të diskutojë kushtetuetshmërinë”,- tha Ruçi.