Presidentja e zgjedhur e Komisonit Europian, Ursula Von der leyen u kërkoi liderëve të Bashkimit Europian që të fillojnë menjëherë bisedimet e anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ajo theksoi se Rusia ose Kina mund të plotësojnë boshllëkun nëse Bashkimi Europian nuk është i pranishëm në rajon.
Në një fjalim në përkujtim të 30-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, von der Leyen tha se Europa “ka kërkuar shumë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, dhe ata i kanë përmbushur të gjitha”.
“Tani ne duhet të jemi të vërtetë me fjalën tonë dhe të fillojnë bisedimet e pranimit”, theksoi ajo.
Ajo tha se, liderët e BE kanë vonuar mundësinë e anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor që prej 2003.
“Çështja në atë kohë ishte të futej ideja europiane për paqen në rajon, i cili 20 vjet më parë ishte rrënuar nga një konflikt i përgjakshëm. Dhe historia e BE që nga viti 1989 ka dëshmuar se sa fitojmë kur bashkimi ynë hap zemrën e tij”- shtoi ajo.
Ajo paralajmëroi se nëse Brukseli nuk ofron një perspektivë europiane për shtetet e Ballkanit Perëndimor “të tjerët do të mbushin boshllëkun – Kina, Rusia, Turqia ose Arabia Saudite”.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ishte i vetmi udhëheqës i BE që bllokoi bisedimet si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për Shqipërinë në mbledhjen e fundit të Këshillit Europian.