MENU
klinika

Çfarë do të bëjë Meta kur të kthehet?

Presidenca: Asgjë e re nga fronti i Ramaformës

11.11.2019 - 14:48

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, ka reaguar pas miratimit të dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në një reagim shkurt në Facebook, ai thotë se Presidenti Meta do të japë vlerësimet e tij për këtë çështje kur të kthehet nga vizita në Paris.

Reagimi i Tedi Blushit

Asgjë e re nga fronti i Ramaformës!

Presidenti Meta vazhdon vizitën në Paris dhe kur të kthehet në Shqipëri do të ndajë vlerësimet e Tij me qytetarët shqiptarë!