“Procesi i ratifikimit të Protokollit për anëtarësim të Maqedonisë së veriut në NATO është në rrjedhë dhe pa probleme duhet të ratifikohet në Francë deri në fund të vitit”– tha sot ambasadori francez në vend, Kristian Timonie.
Protokollin për anëtarësimin tonë në NATO, përveç Francës, duhet ta ratifikojnë edhe Holanda dhe Spanja.
Timonie, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me “shengenin e vogël” që është nismë e liderëve të Ballkanit Perëndimor, tha se çdo bashkëpunim në këtë rajon është i mirëseardhur.
“Gjithsesi ajo ishte edhe porosia e presidentit Emanuel Makron që e dha në Sofje se çdo bashkëpunim në këtë rajon mes vendeve nga Ballkani Perëndimor është i mirëseardhur, sepse siç po shihni edhe sot bashkëpunimi deri ku na solli, se ai ka vetëm fryte pozitive, dhe Franca e mbështet llojin e tillë të bashkëpunimit”, tha Timonie.