MENU
klinika

Ish-minstrja bën rrëfimin e sinqertë

“Nuk do më dalin vitet e jetës për t’i kërkuar ndjesë nënës…”

11.11.2019 - 15:35

E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Thumb on” , ishte deputetja Mirela Kumbaro e cila si rrallëherë foli edhe për jetën private dhe si e ka pritur familja përfshirjen e saj në politikë.

Mirela tregoi se nën e saj ka vujtur shumë ndërsa bashkëshorti e fëmijët i kanë dhënë shumë mbështetje.

“Kam pasur mbështetje të jashtëzakonshme nga familje ime e madhe dhe e vogël. Nëna ime ka qenë një ndër njerëzit që e ka vuajtur më shumë këtë historinë e angazhimit tim në politik dhe vazhdon ende e kësaj dite. Nuk e pranon sot.

E ka vuajtur shumë përbaltjen, poshtërimin, fyerjen, shpifjen që janë bashkudhëtarë të një pune të tillë, të paevitueshme. Nuk do më dalin vitet e jetës për ti kërkuar ndjesë asaj për të gjithë ankthin që i kam shkaktuar në këto vite.

Ndërsa pjesa tjetër e familjes, fëmijët e mi dhe bashkëshorti kanë qenë mbështetësit, më kanë dhënë kurajë por edhe kritikët më të mëdhenj. Absolutisht i kam mbajtur larg sepse nuk ka pse publiku të ketë kuriozitet për jetën time private të një politikani ndërkohë duhet të dijë gjithçka për jetën e tij dhe mënyrën sesi e menaxhon detyrën e vet”, u shpreh Kumbaro.

Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë