MENU
klinika

“Dashuri me shikim të parë, ajo kishte turp”

Artisti tregon si u njoh me vajzën e Stefi Priftit

11.11.2019 - 16:02

I ftuar mëngjesin e sotëm në “Ditë e re”, ishte artisti Gëzim Meta, dhëndri i këngëtarit shumë të dashur për publikun, Stefi Priftit.

Gëzimi dhe vajza e Stefit, Maria u martuan në shtator me një dasmë madhështore për të cilën folën gjithë mediat.

Gjatë intervistës, Gëzimi tregoi sesi është njohur me Marian dhe zbuloi se ka qenë dashuri me shikim të parë.

“Ishte dashuri me shikim të parë. Jemi njohur në një nga ish-studiot e mia, në një nga baret e Tiranës. Kam qenë duke hapur ish-studion time, dhe ajo po mendonte se po hapja lloto. Shih unë, shih ajo, unë shihja më shumë se ajo kishte turp. Kuptohemi mirë se jemi në një fushë, jemi artistë”, u shpreh Gëzim Meta.

 

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain