Disa vite më parë, moderatorja Albana Osmani dhe këngëtarja Eneda Tarifa ishin mikesha shumë të mira.
Vazhdimisht në rrjete sociale ato tregonin se kalonin shumë kohë me njëra-tjetrën dhe thuajse bënin gjithçka së bashku.
Mirëpo, shoqëria e tyre u prish katër vite më parë dhe asnjëra prej tyre nuk preferoi ta diskutonte në media atë që ndodhi.
Megjithëse kishin komunikim me njëra-tjetrën, gjërat mes Enedës dhe Albanës u ftohën shumë.
Ato nuk u panë më bashkë dhe të gjithë e kuptuan se shoqëria aq e ngushtë kishte përfunduar.
Por, ka gjasa që ajo shoqëri e ngushtë të rikthehet sërish (të mos themi që është rikthyer).
Eneda Tarifa do të rikthehet këtë vit në “Këngën Magjike” dhe gjejeni pak kush është mbështetësja e saj më e madhe? Pikërisht Albana!
Moderatorja ka publikuar në InstaStory këngën e Enedës, “Ma zgjat dorën”, ndërsa krahas saj shkruan mesazhin e bukur:
“Paç fat! Gjithmonë do të kesh duar që do të mbajnë!”- duke lënë të kuptohet se raporti i tanishëm i vajzave është shumë i mirë.