MENU
klinika

"Ende shumë probleme të pazgjidhura Kosovë-Serbi"

Albin Kurti: Shengeni Ballkanik, i parakohshëm

11.11.2019 - 21:25

Albin Kurti është shprehur në Report Tv në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” se është kundër iniciativës së bashkëpunimit rajonal të Shengenit Ballkanik në këtë formë që po krijohet.

Këtë deklaratë kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëkohësisht fituesi i zgjedhjeve në Kosovë e bëri ekskluzivisht për Report TV për gazetarin Ilir Babaramo.

Pavarësisht kontradiktave që ka me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, Kurti ka deklaruar se takimi  i Ohrit ishte i parakohshëm për sa kohë Kosova e Serbia kanë ende pa zgjidhur shumë probleme bilaterale.

Kurti ka theksuar se si kryeministër i ardhshëm i Kosovës parësore do të ketë forcimin e marrëdhënieve me Shqipërinë. Ndiqni intervistën e plotë të Albin Kurtin.

Kurti deklaroi gjithashtu se përpara se të marrë një vendim do ta diskutojë me qeverinë dhe grupet e interesit, biznesin. Ai ‘thumboi’ kryeministrin Rama kur tha se uron që ta ketë bërë një gjë të tillë në Shqipëri. Samitin e Ohrit ai e cilësoi si të ngutshme, ndërsa u shpreh edhe njëherë se marrëdhënia me Kosovën do të jetë bazuar në reciprocitet.

1573502473_KURTI334.jpg

Së pari besoj që Samiti i Ohrit, apo mbledhja e dytë e kësaj vale të re nuk është dashur që të mbahet. U mbajt takimi i parë, u tha se në Ohër do të vijnë të gjithë, por nuk shkoi Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja patën përfaqësim simbolik. Kur spostohet edhe Samiti i Parisit nuk ka pse të mos spostohet për një datë tjetër edhe i Ohrit. Ishte e gabueshme dhe e pa shpjegueshme ngutia që me doemos tani të mbahet tani kjo mbledhje në Ohër, kur dihet se Kosova nuk do të marrë pjesë.Cfarë do iniciativa duhet ti bëjë vendin parimit të reciprocitetit që do të zbatojë qeveria e re e Kosovës. Edhe LDK-ja edhe unë, gjithsej 2/3 e shqiptarëve të Kosovës kanë qenë për reciprocitet me Serbinë. Do të mbledh qeverinë për ta diskutuar këtë gjë dhe me shoqatat dhe organizatat, unionet për të parë se cfarë dobie kanë për Kosovën? Duhet ta shohim. Kemi nevojë që ta bëjmë një diskutim të tillë me biznesin dhe shpresoj që Rama ta ketë bërë me biznesin në Shqipëri” tha ai.
Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!