MENU
klinika

Reforma në drejtësi

Pas Kushtetueses, gati edhe Kryeprokurori i ri: KLP përgatit identikitin

12.11.2019 - 10:47

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar sot me 11 vota pro metodologjinë orientuese për vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.

Ky është një dokument ndihmës për Këshillin dhe do të ketë përdorim të brendshëm për lehtësimin e veprimtarisë së tij në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Këshilli administron deklarimin dhe dorëzimin nga ana e anëtarëve të KLP-së i deklaratave, lidhur me pengesat ligjore dhe konfliktin e interesave në kuadër të procesit të vlerësimit/renditjes së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.

Mësohet se dy anëtarë të KLP nuk do të votojnë për kandidatët për prokuror të Përgjithshëm.

Bëhet fjalë për Esmeralda Keshi Camin dhe Tartar Bazajn, të cilët shpallin konfliktin e interesit. Por ndërkohë nuk shpall konflikt interesi Besnik Cani ish-këshilltar ligjor i Arta Markut

Keshi referon si konflikt interesi masën disiplinore të iniciuar nga Arta Marku.

Bazaj referon si konflikt akuzat mediatike për të që shqyrtohen nga sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

“Sa e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me një sy”

Milioneri shqiptar, probleme me shikimin pas aksidentit

Takimi “kokë më kokë” me Prokurorin e Përgjithshëm

Altin Dumani, vizitë “blic” në Zvicër

“Për emigrantët, kostot janë të qeverisë tuaj“

Rama për median italiane: Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia!

A do të përkeqësohet situata me rritjen e temperaturave

Si po ndikojnë ndryshimet klimatike në përmbytjet globale?

Gazetari Hoxha zbardh prapaskenat nga hetimet

Si FBI-ja ndihmoi SPAK-un për dosjen Berisha