MENU
klinika

Misteri i mesfushorit

Taulant Xhaka kthehet në telenovelë për Kombëtaren

12.11.2019 - 22:28

Nuk dihet ende detajet kësaj radhe, por mesfushori Taulant Xhaka nuk ka udhëtuar drejt Shqipërisë për të qenë gati për dy ndeshjet e radhës, me Andorrën dhe Francën, teksa ai kishte ftesë.

Një tjetër kapitull i shtohet telenovelës “Xhaka” në përfaqësuesen shqiptare. Mesfushori mendohej se do të kthehej përsëri protagonist me fanellën kuqezi, por ai është bërë protagonist në një mënyrë tjetër, pasi nuk është paraqitur në grumbullim.

Sipas “VIP Sport”, Xhaka nuk është pjesë e skuadrës për dy ndeshjet e ardhshme, pasi vetë futbollisti ka nxjerrë si justifikim një shqetësim muskulor për mospraninë e tij në stërvitje me futbollistët e tjerë në Durrës.

Zakonisht në të kaluarën lojtarët kanë ardhur në grumbullim dhe në rast dëmtimesh të tilla, janë lënë të kthehen në ekipet përkatëse pas vizitave.

kombetarja ndaj izraelit
kombetarja ndaj izraelit

Por Xhaka nuk ka zgjedhur këtë rrugë, duke konfirmuar se nuk do t’i bashkohej ekipit. Tani mbetet për të parë se si do të vendosë trajneri Reja në lidhje me këtë çështje dhe, nëse Xhaka do të jetë më pjesë e kombëtares në të ardhmen, pasi dëmtimi i tij duket shumë misterioz.

Futbollisti ishte lënë jashtë grumbullimit në ndeshjet e kaluar si zgjedhje teknike dhe trajneri Reja në konferencë theksoi se tani do ta shihet përsëri nga afër atë, gjë që tanimë nuk duket se mund ta bëjë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Reagimi pas fitores ndaj Izraelit

Shënoi i biri, Ragip Xhaka: Zemrën te Shqipëria

Rikthehet vetëm nëse...

E bujshme/ Xhaka jashtë kombëtares?


Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”