13.11.2019 - 14:08
Në 2013 ky fond ishte rreth 1.9 miliardë lekë.
Që prej vitit 2016 fondi i kompensimit është planifikuar në rritje nga vit në vit, por në 2022 arrin kulmin me 5.5 miliardë lekë.
Rritja e fondit të kompensimit në vlerë të pronarëve bëhet në mbështetje të reformës së ndërmarrë nga qeveria për trajtimin e ish-pronarëve.
Pjesë e kësaj reforme është kompensimi në vlerë për t’u realizuar brenda periudhës 10-vjeçare, të parashikuar dhe në ligjin“Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit”.