MENU
klinika

Ja cilat janë pistat e hetimit

Krimet e Rënda marrin përsipër vrasjen e 38-vjeçarit në Vlorë

14.11.2019 - 10:18

Kreshnik Dashaj, personi i cili u gjend ditën e djeshme i vrarë në afërsi të banesës së tij me origjinë nga fshati Lubonjë, ishte vendosur rreth 12 vjet më parë në qytetin e Vlorë, ku punonte në një fabrikë këpucësh, ndërsa disa vite më parë ka jetuar edhe si emigrant në Greqi. 

Për shkak të pagës së ulët, babait të një vajze 7-vjeçe i duhej të punonte deri në 16 orë në ditë për të mbajtur familjen.

38-vjeçari rezulton person pa precedentë penalë dhe i paskeduar nga Policia. Me një plumb në shpatull, Dashi u la i vdekur shumë pranë banesës dhe trupi iu gjet disa orë më pas.

Fqinjët e tij thonë se ishte person shumë i qetë dhe pa probleme. “Ishte njeri familjar, asnjëherë nuk ishte njohur si person problematik. Na erdhi shumë habi kur mësuam se çfarë kishte ndodhur”, shprehet një prej fqinjëve të Dashajt.

Policia është duke punuar në disa pista për të zbardhur motivin e vrasjes së tij.

Dosja hetimore i ka kaluar Krimeve të Rënda, ndërsa burime nga grupi hetimor sqarojnë se policia po heton në dy pista kryesore, atë të ndonjë konflikti banal ose të mëparshëm por edhe atë të motiveve familjare.

Policia tregohet e rezervuar rreth informacioneve, ndërsa mësohet se ka patur edhe persona të shoqëruar pak orë pas ngjarjes.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier