MENU
klinika

Arta Vorpsi

Anëtarja e Kushtetueses, sfidon Metën: Betohet para një notereje

14.11.2019 - 10:44

Arta Vorpsi për postin e saj të ri  si anëtare në Gjykatën Kushtetuese është betuar para një notere, duke sfiduar kështu Presidentin e vendit, Ilir Metën.

Dokumenti i betimitBetimi i gjyqtares Arta Vorpsi është kryer pranë noteres Eda Vorpsi pasi kreu i shtetit la të kuptohet se nuk do ta betonte Vorpsin si anëtare të Kushtetuese me pretendimin se janë shkelur procedurat dhe ligji nga KED-ja.

“Me dorën mbi Kushtetutë, betohem. Betohem se gjatë detyrës do t’i qëndroj besnike Kushteturës”, është shprehur Arta Vorpsi para noteres