MENU
klinika

“Grusht institucional”

“Rama do gjyqtarë që t’i falen natën në Surrel”, reagon ashpër Basha

14.11.2019 - 11:48

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar ashpër për përplasjen mes institucioneve për përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Nga Saranda, ku po zhvillon turin “Rrugëtimi për Shqipërinë”, Basha tha se kjo që po ndodh me Gjykatën Kushtetuese është një grusht i pastër institucional, një grusht kushtetues. Sipas tij, qeveria do një Gjykatë Kushtetuese me gjyqtarë që falen natën në Surrel.

“Kjo qeveri mund të arrijë rekord të përmbysë edhe një qytet në sipërfaqe mali. Për këtë qeveri është jetike ta ndalë, bllokojë Reformën në Drejtësi. Këta nuk duan SPAK, sepse SPAK-u i pavarur nga politika, është kërcënimi më i madh për aferat korruptive të kësaj qeverie. Këta nuk duan Gjykatë Kushtetuese, o ta bllokojnë, o ta kapin. kjo është alternativa e Ramës.

Sepse një Gjykatë Kushtetuese, me gjyqtarë që nuk falen natën në Surrel dhe me Ardian Dvoranin, do t’i japë fund përpjekjes për të kapur më tej drejtësinë. Nuk ka faktor më të interesuar se ne për këtë. Kush më shumë se biznesi e ndjen në lëkurë barrën e padrejtësisë, faktin se nuk kanë një derë ku të përplasen.

Kjo që po ndodh me Gjykatën Kushtetuese është një grusht i pastër institucional, është një grusht kushtetues. Në vend që të kemi Gjykatën Kushtetuese, ata duan të kenë një kukull të regjimit”, deklaroi Basha.