Reperi shumë i dashur për publikun shqiptar, Capital T, po shijon suksesin e madh teksa karriera e tij është në majë.
Pas koncertit gjigant në “Sheshin Nënë Tereza” në Tiranë, reperi po përgatitet të sjellë një album të ri në fillimin e vitit 2020 si dhe po punon për këngë të tjera.
Vetëm disa ditë më parë, ai lançoi projektin e ri me Majk, të titulluar “Hala”, ndërsa tashmë e ka gati edhe një tjetër këngë.
Kapo do ta xhirojë videoklipin e këngës së re në Gjermani, ndaj kjo është një arsye që reperi të tërhiqet paksa nga rrjetet sociale.
Ai lajmëroi fansat e tij në InstaStory se për disa ditë s’do të jetë aktiv, për të sjellë shumë shpejt hitin e radhës.
“Kërkoj falje që s’kam qasje në asnjë mjet komunikimi këto ditë, sepse do jem me xhirime për projektin e radhës. Këngën po e dini cilën. Shihemi së shpejti.”- shkruan Kapo në postim.