MENU
klinika

Pas muajve të tërë me spekulime...

Hygerta Sako flet hapur për lidhjen e saj

14.11.2019 - 13:25

Pak javë më parë moderatorja e njohur Hygerta Sako ndryshoi statusin e saj në Facebook.

Nga beqare ajo e bëri në një marrëdhënie, por si gjithmonë e rezervuar për jetën private ajo nuk zbuloi më tepër detaje.

Të njëjtën gjë ka bërë së fundmi edhe në emisionin “Glamour Zone”.

Përgjatë një interviste me moderatoren, Ester Bylyku, Hygerta është pyetur për lidhjen e saj dhe sërish e ka lënë më pikëpyetje.

Në rubrikën e pyetjes me spec ajo është pyetur nëse është në një lidhje dhe Hygerta duke qeshur i ka kërkuar moderatores të ndryshojë temë.

Ky reagim, u mor nga ana e moderatores Ester Bylyku, si një konfirmim për lidhjen e saj të fshehtë, e ndërsa Hygerta për asnjë moment nuk kundërshtoi.

Kujtojmë se Hygerta nga martesa e saj e parë, ka një vajzë 13-vjeçare të qujatur Ana.