MENU
klinika

"PD do rikthejë shpresën"

Basha sulmon qeverinë: Biznesi ‘kalçeto’ për oligarkët

14.11.2019 - 17:38

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka risjellë sërish në vëmendje mesazhet që ka dhënë sot në një takim me biznesin në Sarandë, ndërsa ka sulmuar kështu qeverinë.

Në një mesazh në ‘Facebook’ Basha thekson se qeveria e konsideron biznesin si kalçeto të oligarkëve.

Po ashtu lideri i PD-së shkruan se “Biznesi ka nevojë për një qeveri që t’i dëgjojë, t’i kuptojë dhe t’i mbështesë dhe ne do ju dëgjojmë, mbështesim dhe do ju japim dorën, sa herë të keni nevojë për ndihmë”.

REAGIMI I BASHËS
Politikat ndaj biznesit janë dështim spektakolar i kësaj qeverie e cila e konsideron biznesin si privilegj të cilin ia ka dhuruar kalçetos së oligarkëve, në vend që të respektojë të drejtën e çdokujt për të krijuar mirëqenie për veten, familjen dhe komunitetin.
Në zemër të vizionit tonë për rikthimin e shpresës, ndryshimin e gjendjes ekonomike dhe ndaljen e emigracionit, është çlirimi dhe rimëkëmbja e biznesit e sipërmarrjes, duke përfshirë sektorë kyç siç është sektori i turizmit.
Bashkë do ti kthejmë problemet dhe hallet e përbashkëta, në zgjidhje të përbashkëta, sepse vendit nuk i mungon as potenciali dhe as rruga për të dalë nga kjo krizë.
Biznesi ka nevojë për një qeveri që ti dëgjojë, ti kuptojë dhe ti mbështesë dhe ne do ju dëgjojmë, mbështesim dhe do ju japim dorën, sa herë të keni nevojë për ndihmë.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!