MENU
klinika

Banorët në protestë

Ujërat e zeza përmbytin Kurbinin

14.11.2019 - 19:48

Kurbini rrezikon të përmbytet sërish nëse do të ketë reshje intensive shiu.

Kanali nuk është pastruar dhe shtrati i tij është i bllokuar në disa vende. Përballë kësaj situate banoret e lagjes numër 6 protestuan paraditen e së enjtes, duke kërkuar marrjen e masave për të parandaluar përmbytjet. Ata thonë se jetojnë me frikë sa herë ka reshje shiu, pasi përmbytjet në lagjen e tyre kanë qenë të vazhdueshme.

“Kanali i ujërave nuk është pastruar prej 30 vitesh. Nuk është çuar në kuotën e caktuar. Ne përmbytem aq hera sa bie 50 mm reshje. Asnjëherë nuk janë bërë llogaritjet këtu. Nuk është marrë në konsideratë thellimi i këtij kanali”-tha një nga banorët.

“Kam pesë vjet që jetoj me qira. Që rri jashtë nga përmbytja e 2014. Nga 3 herë në vit ne na futet uji brenda. Ky është kanali ujërave të larta dhe ujërave të zeza. Komplet e ke të bllokuar. Mund të ketë 20 vjet që nuk është pastruar në kuotën e caktuar”– tha një tjetër.

“Sa herë bie shi futet uji brenda. Arsyeja është vetëm pastrimi i kanalit”– theksoi një tjetër banor.

Kurbini është përmbytur dy herë gjatë kësaj periudhe, ndërsa zona më e prekur ka qenë lagja numër 6, duke shkaktuar dëme të shumta për shumë familje e biznese.

Kërkesa e vetme e banorëve të Kurbinit mbetet pastrimi i kanaleve pasi pasojat nga përmbytjet do të jenë edhe më të mëdha.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin