Në kuadër të 550-të vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriot – Skënderbeut, Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka shpallur konkursin ndërkombëtar për veprën më të mirë kushtuar kësaj figure dhe epokës së tij, shqip dhe në gjuhë të huaja, prej fillimit të Mijëvjeçarit të tretë e këndej.
Kjo juri përbëhet nga : Prof. Dr. Pëllumb Xhufi (kryetar), Akad. Luan Starova (anëtar), Akad. Asoc. Shaban Sinani (anëtar), Akad. Rezervan Teodoreacu (anëtar), Prof. Matteo Mandala (anëtar).
Në këtë konkurs morën pjesë figura të nderuara të akademisë shqiptare, por edhe të huaj. Vlen të përmendësh prof. dr Kostas Giakoumis , prof. dr. Francesco Altimari, prof. dr. Aurel Plasari, dhe prof. dr. Lucia Nadin.
Për Veprën më të Mirë Shkencore nga autorë shqiptarë, të nominuarit janë: Aurel Plasari me veprën “Skënderbeu, një histori politike”; Kasem Bicoku me veprën “Toponimet mesjetare për studimin e historisë së Skënderbeut”; Petrika Thëngjilli me veprën “Skënderbeu: arritje, mangësi. Pikëpamje të ndryshme”.
Përgjatë kësaj ceremonie i ftuar ishte dhe kryeministri Z.Edi Rama, i cili ndër të tjera trajtoi dhe një herë problemin e reformimit të Akademisë së Shkencave.
” Kemi shumë prapambetje dhe varfëri shkencore pas shthurrjes së kësaj Akademie, u shpreh ai, shpresojmë se Akademia e së nesërmes do të bëjë ndryshimin e madh në fushën e kërkimit shkencor duke fituar të drejtën për të marrë nga fondet e Bashkimit Evropian. Shqipëria është e fundit në Evropë për kërkimin shkencor dhe krahasuar me Serbinë dhe Maqedoninë, Shqipëria merr vetëm 5 përqind ndërkohë që Serbia merr 80-të përqind”.
Ai tha gjithashtu se do të bëhet aq sa mundet për kërkuesit, por assesi për mashtruesit shkencor.
Ndërsa sa i takon jurisë, për veprat e nominuara duke u bazuar në vlerat dhe kontributet e tyre të veçanta shpalli fituesit e këtij konkursi për veprën më të mirë shkencore ose dokumentare kushtuar figurës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeu autorët:
⁃ Aurel Plasari,me botimin: SKËNDERBEU, NJË HISTORI POLITIKE
⁃ Lucia Nadin me botimin: SHQIPËRIA E RIGJETUR
I. Agolli