15.11.2019 - 09:35
Një 75-vjeçar është gjetur i shtrirë në trotuar dhe pa shenja jete.
Policia e Tiranës thekson se në trupin e të moshuarit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se vdekja e tij lidhet me shkaqe natyrore.
- Njoftimi i policisë:
Rreth orës 07:50, në rrugën “Vëllezërit Huta”, në trotuar , është gjetur pa shenja jete, trupi i pajetë i shtetasit S. B.,75 vjeç. Nga kqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime nga faktorë të tjerë. Dyshohet se shkaku i vdekjes është për shkaqe natyrale.Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.