MENU
klinika

Homazhet

Shkodra i jep lamtumirën intelektualit Isa Alibali

20.09.2018 - 15:30

Shkodra i ka dhënë lamtumirën e fundit,shkrimtarit Isa Alibali.

Në atë “shtëpi” ku kaloj 13 vite të jetës së tij, në teatrin “Migjeni” u zhvilluan homazhet e fundit. Miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë shprehen keqardhjen për humbjen e një figure të tillë.

Vlerësimet për Alibalin si njeri, intelektual dhe bashkëpunëtor ishin maksimale, pasi ai i dha shumë Shkodrës si shkrimtar, si mësues dhe si drejtues i mirë.

I lindur në 26 Janar 1940 në Shkoder, Alibali do të diplomohej për gjuhë – letërsi dhe më pas kontribuoi fillimisht si mësues, më pas drejtues i teatrit Migjeni, Shtëpisë së Kulturës dhe të Krijimtarisë Popullore, i shkollës artistike “Prenke Jakova”, e më pas në fushën e letrave.

Ai botoi dhjetra vepra kushtuar Shkodres dhe jo vetëm si: Në Shkoder të gjithë këndojnë, “Mirënjohje”, “Me Tano Banushin dhe humorin e tij”, “Si e njoha Mirditën”, “Rrënjë dashurie” (Shkodranët për Kosovën), “Përtej Mjegullës ka Dritë” etj.