MENU
klinika

Tensionet institucionale

E premtja e zjarrtë/ Orë pas ore me përplasjen Presidencë-Parlament

15.11.2019 - 12:25

Ora 11:57/ Mazhoranca dhe opozita e re, bashkë kundër Metës

Me 97 vota pro dhe 4 abstenim, Parlamenti miratoi në seancë të jashtëzakonshme pr/ rezolutën për shmangien e krizës kushtetuese me synim legjitimitetin e gjykatës kushtetuese.

Nga 102 deputetë të pranishëm në sallë, dy prej tyre nuk morën pjesë në votim.

Përmes kësaj pr/rezolute, Kuvendi i kërkon Presidentit të reflektojë dhe të respektojë vetëm kompetencat që i njeh Kushtetuta.

Mazhoranca përmes kësaj rezoluite shprehet se nuk pajtohet aspak me vendimet e kreut të shtetit.

Për shumicën politike, Arta Vorpsi është anëtarja e ligjshme e Gjykatës Kushtetutese, e dalë nga lista e kandidatëve që i takonte Presidentit të Republikës.

Vorpsi edhe pse nuk u dekretua nga Presidenti, sipas mazhorancës fitoi të drejtën për të qenë gjyqtare në Kushtetuese, falë mekanzimit zhbllokues, sipas të cilin nëse Presidenti nuk shpall dekretim brenda 30 ditëve, atëherë ai që është renditur i pari në listë, automatikisht bëhet anëtar i Gjykatës.

Ora 11:51/ “Luftë që nuk është parë ndonjëherë”, paralajmërimi i Ramës për 25 Nëntorin

Duke e quajtur një krizë artificiale të Presidentit Ilir Meta për të sulmuar reformën në Drejtësi, kryeministri Edi Rama pjesën më të madhe të fjalës në Kuvend ja kushtoi luftës ndaj krimit të organizuar dhe prokurorëve e gjyqtarëve të korruptuar që ai i quan “banda KCK”, Kam çfarë të kapësh”.

Kreu i qeverisë Rama tha se më 25 nëntor do të prezantojë në publik platformën e luftës kundër krimit dhe këtyre pjesëtarëve të drejtësisë.

“Lufta do të jetë frontale tha shefi i mazhorancës dhe do të godasë pasurinë e tyre. Kjo platformë do të sillet në Kuvend, dhe aty do të ndahet përmes votës se kush është vërtetë pro kësaj beteje”– u shpreh kryeministri.

“Beteja jonë sot nuk është me Ilir Metën, beteja është më KCK-në. Duhet vepruar një orë e më parë kundër KCK, duke nxjerrë në pah të gjithë përmasën e llumit që është kthyer në një shtupë që e pengon sot më shumë se asnjëherë rrjedhjen e lirë të ujërave drejt sistemit të drejtësisë. Ky është një tjetër motiv për ne, të shpejtojmë dhe përshkallëzimin e luftës ndaj KCK-së mos e lëmë thjesht dhe vetëm në radhën e pritjes së vettingut por ta nisim dhe ta shoqërojmë njëkohësisht me një përshkallëzim të luftës kundër krimit të organizuar.

Ata që kanë marrë dënim për krime të rënda të lidhura me veprimtari kriminale më shumë se sa një vrasje, ata që janë akuzuar për krim të organizuar dhe për krime të rënda të asaj natyre dhe që nuk janë dënuar si rezultat i atyre prokurorëve e gjykatëseve që e kthyen drejtësinë në një pazar, duhet të kthehen një orë e më parë në shënjestrën tonë. Nuk mundet më që ata nga njëra anë, dhe këta të tjerët nga ana tjetër, KCK t’i gëzojnë pasuritë e tyre. Ofensiva ndaj pasurive të tyre do të jetë thelbi i një procesi pa kthim që do duhet dhe do të nisë një orë e më parë.

Kam qenë këtu kur fola për rastin skandaloz të Durrësit dhe u zotova se do t’i sjell kuvendit shumë shpejt një platformë ligjore për tu miratuar dhe për tu kthyer në platformë lufte ndaj krimit dhe KCK-së. më 25 nëntor unë do t’i prezantoj publikut shqiptar këtë platformë. Do të jetë sfida e vërtetë e këtij kuvendi, që do ndajë ata që janë gati për ta shpallur këtë luftë ose jo. Do të jetë një luftë që nuk është parë ndonjëherë në Shqipëri, dhe kemi nevojë për mbështetje të gjithanshme”– tha Rama.

Ora 11:42/ Meta njofton konferencë të jashtëzakonshme për shtyp

Pas seancës së Kuvendit, Presidenca duket se do i përgjigjet me konferencë të jashtëzakonshme për mediat.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta në ora 14:00 në konferencë të jashtëzakonshme për shtyp!” thuhet në njoftimin shpërndarë mediave.

Ora 11:33/ Rama merr masa ndaj Metës: Nuk po bën presidentin

Kryeministri Edi Rama ka dënuar nga foltorja e Kuvendit sulmet e Presidentit Ilir Meta ndaj ndërkombëtarëve, kryesisht SHBA e BE.

Rama tha se këto janë sulme të turpshme dhe që e vënë Shqipërinë në një situatë jo komode përballë aleatëve strategjikë. Sipas kreut të qeverisë, përplasja nuk është mes Ilir Metës dhe qeverisë, por mes Ilir Metës dhe drejtësisë.

“Edhe njëherë Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzanshme me historinë e zakonshme me Ilir Metën. Edhe njëherë përplasja është jo mes nesh dhe Metës, por mes Metës dhe drejtësisë. Edhe njëherë tjetër për këdo që do të kuptojë pa hyrë në të thella jemi përballë si Kuvend me njeriun që e ka humbur busullën dhe e ka kthyer institucionin e Presidencës në një frrëngji, prej ku sulmon nga të katër anët, duke qenë ne këtu 100% në të njëjtën linje m SHB e BE.

Natyrisht pastaj është e lehtë të kuptohet pse si cdo herë tjetër Meta nuk kursen as partnerët strategjikë dhe as dy aleatëve të mëdhenj të pa lëkundur të Shqipërisë, SHBA dhe BE, duke na vënë të gjithëve në një pozitë jo komode dhe të turpshme, sepse insinuon haptas se këto përfaqësi të nderuara të shteteve që janë qysh në ditën e parë të procesit të reformës në drejtësi, promotorë dhe mbështetëse të reformës akuzohen si të korruptuara. Nuk ka më turp, e pas kësaj besoj nuk ka as nevojë të zgjatemi për të shpjeguar arsyet që na sjellin këtu dhe drejtësinë e vendimmarrjeve tona, ndaj këtë herë nuk do merrem me Ilir Metën por me drejtësinë”, tha Rama.

Ora 10:49/Meta kërcënon Kuvendin: Me një dekret shpërndahet

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një tjetër mesazh të fortë, sa i takon debatit për procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Teksa në Kuvendi po diskutohet pikërisht kjo çështje, Presidenti Meta ka paralajmëruar se po afron dita e referendumit.

Është tërësisht e zgjidhur për të gjithë ata që dinë të lexojnë kushtetutën dhe meqë po afron 22 nëntori dita kur populli shqiptar votoi me referendum kushtetutën dhe këto parime të kushtetutës që janë edhe sot të sanksionuara, pavarësisht deformimeve të pandershme, kam një paralajmërim të fundit për ata që mendojnë se betimi Ilir Metës me dorë mbi kushtetutë si president ka qenë një proces formal apo ceremonial.

Nuk ka institucion më të rëndësishëm në Shqipëri sesa kushtetuta, e cila ka vetëm një garant, të padiskutueshëm dhe të pacenueshëm që është Gjykata Kushtetuese.

Përpjekjet për të dhunuar Kushtetutën dhe për të kapur gjithë sistemin e drejtësisë në republikën e Shqipërisë, me kapjen e Gjykatës Kushtetuese janë të vdekura. Askush të mos guxojë të përdhosë Gjykatën Kushtetuese, është institucioni më i rëndësishëm i këtij vendi. Parlamenti me një dekret të shpërndahet, qeveria me një mocion mosbesimi rrëzohet, Presidenti përsëri shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Nëse dikush mendon se angazhimet e mia kanë qenë ceremoniale do ti bëj të qartë se kjo është kushtetutë që mbron popullin e Shqipërisë. Do jetë detyrë e popullit të Shqipërisë dhe e Presidentit që ti tregojnë vendit, kësaj bande uzurpatore dhe të gjithë shërbëtorëve. Besoj se jam i qartë. Secili të shikojë detyrën e vet, të zbatojë kompetencat e veta. Veprimet do vazhdojnë të jenë nga presidenti institucionale dhe në momentin e duhur, presidenti do ti drejtohet popullit dhe gjithë botës për të mbrojtur demokracinë për interesin e popullit që është dhunuar në mënyrën më barbare sidomos këto dy vite, kur u la pa Gjykatë Kushtetuese.”

Ora 10:47/ Balla i hap letrat Metës: Urren Dvoranin nga videopërgjimi me Priftin

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, e ka quajtur të papranueshëm reagimin e fortë të presidentit të vendit kundër kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Nga foltorja e Kuvendit, në seancën e jashtëzakonshme që po mban, Balla ka akuzuar Metën se po pengon plotësimin e vakancave në Kushtetuese.

“Ky president do të mbahet mend gjatë se u vetëtregua si kundërshtari më i madh i gjykatës kushtetuese. Presidenti po pengon plotësimin e vakancave në Gjykatë që duhet të luajë rolin e vet kushtetuese si mbrojtëse e demokracisë dhe sundimit të ligjit”– tha ai, duke sqaruar se ekspertët i kanë parashikuar ndërkohë edhe mekanizmat zhbllokues, e për këto mekaniza ka sugjerime e veta edhe Komisioni i Venecias.

Duke iu kthyer sulmit të presidentit ndaj kreut të KED, Balla tha se ai po përdor institucionin e Presidenit për të atakuar gjyqtarin që ka qenë pjesë e hetimit të dosjes në ngarkim të tij, e që sipas Ballës, kishte mendim të kundërt me 4 anëtarët e tjerë të trupës gjykuese.

“I bën apel presidentit, është e papranueshme që në cilësinë e kryetarit të shtetit të përgojojë me pa të drejtë drejtues të institucioneve të tjera në vend, kushtetuta jonë e ka vendosur në majën e piramidës, por nuk ndodh asgjëkundi që presidenti të marrë nëpër gojë kryetarin e KED edhe pse në rastin në fjalë presidenti duhet të jetë i fundit në këtë vend për tu marrë me Dvroranin, sa kohë që ai ka qenë një prej 5 gjyqtarëve të dosjes penale në ngarkim të Ilir Metës e që në atë dosje Dvorani ka pasur mendim kundër me 4 anëtaret e tjerë. E padrejtë për këdo por më shumë për ne që kemi mandate përfaqësuese, apo presidenti që të përdorë institucionin e Presidentit për të atakuar një ish gjyqtar që ka gjykuar një cështje në ngarkim të tij e që për rastin në fjalë mund të ketë kërkuar edhe burg”- tha ai.

Kaos/ Kuvendi sot në seancë të jashtëzakonshme

Ditën e sotme nisur nga ora 10:00, Parlamenti ishte në zhvillimet e një seancë të jashtëzakonshme.

Ky vendim u mor ditën e djeshme menjëherë pasi presidenti, Ilir Meta, dekretoi Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Ringritja e Gjykatës Kushtetuese solli edhe njëherë përplasje të forta mes institucioneve shtetërore, sidomos mes KED dhe Presidencës.

Konferenca e Kryetarëve e cila u mbajt dje në mesdite arriti në një rezolutë të posaçme në të cilën do të bazohet sot Kuvendi në seancën e jashtëzakonshme, në të cilën ende nuk dihet konkretisht se çfarë do të vendoset.

Kreu i shtetit dekretoi dje tre anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese Elsa Toska, Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferrllari, ndërsa Arta Vorpsi u betua si anëtare në noteri duke anashkaluar institucionin e presidencës.

Ky veprim u interpretua në forma të ndryshme edhe pse Vorpsi dje u paraqit zyrtarisht në Gjykatë Kushtetuese.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!