MENU
klinika

"Do të ishim më të plotë"

Refuzimi i Kosovës në UNESCO/ Cakaj: Gabim historik

15.11.2019 - 12:53

Sot në Paris u zhvillua sesioni i 40-të i Konferencës së Përgjithshme së Organizatës për Edukim, Shkencë dhe Kulturë i Kombeve të Bashkuara.

Gjatë Konferencës u diskutua veçanërisht për çështje që lidhen me rëndësinë e edukimit dhe trashëgimisë kulturore e historike, në zhvillimin e shoqërive të hapura dhe prosperuese.

Ministri Cakaj konfirmoi në fjalën e tij se Shqipëria mbështet reformat e ndërmarra nga UNESCO për modernizimin dhe transformimin strategjik të organizatës, në mënyrë që të përmbushë, të mbrojë dhe të promovojë në mënyrë edhe më efektive parimet themelore të saj.

Duke besuar fort në angazhimin global, për përballimin e sfidave, Ministri Cakaj parashtroi në Konferencë kontributin dhe përkushtimin e plotë që Shqipëria jep në vetë sistemin e OKB, përfshirë UNESCO-n, për një botë më të mirë, më të paqtë dhe më të sigurtë, edhe nëpërmjet edukimit, komunikimit, ruajtjes dhe zhvillimit të vlerave e trashëgimisë kulturore, kombëtare e ndërkombëtare.

Reagimi i Cakaj në Facebook:

“Nënvizuam domosdoshmërinë e patjetërsueshme të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në UNESCO! Denoncuam fushatën dezinformuese të Serbisë ndaj Kosovës dhe e bëmë të qartë edhe njëherë: Shqipëria do të vazhdojë punën e pakursyer për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në UNESCO!”. Cakaj u shpreh se refuzimi i aplikimit të Kosovës ishte një gabim historik.

Mbledhja e sotme do të ishte më e pasur dhe më e plotë nëse Republika e Kosovës do të ishte e pranishme sot.” – theksoi kreu i diplomacisë shqiptare.”Shqipëria nuk do të kursejë asnjë përpjekje drejt rrugës së anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Ky është një realitet që mund të shtyhet, por asnjëherë të shmanget.”– theksoi ministri Cakaj.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!