MENU
klinika

Parku Natyror

Çfarë po e zhduk peshkun në Mirushë?

07.08.2018 - 14:15

Keni dëgjuar për Mirushën? Është një nga rajonet më të bukura që ofron relievi i Kosovës. I përshkruar nga lumi që mban të njëjtin emër dhe që gjarpëron mespërmes maleve për t’u derdhur në Drinin e Bardhë, ky rajon pjesë e Komunës së Klinë njihet jo vetëm për bukurinë natyrore por edhe për një faunë të pasur. Por rreziku i kanoset këtij rajoni për shkak të një ngordhje të pazakontë e peshqëve të lumit Mirusha.

Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtoria e Inspektoratit në Malishevë dhe shoqata e peshkatarëve sportiv në Malishevë kanë lëshuar një apel në lidhje me situatën. “Përderisa organet përgjegjëse të dalin me një deklarim rreth shkakut të ngordhjes së peshqve, apelohet që të mos peshkohet apo të merren peshqit” – mësohet të ketë thënë Begaj.

Parku natyror i Mirshës ka në përbërje të tij ujëvara dhe 16 liqene shumë tërheqës për vizitorë nga mbarë vendi dhe më tej. Me një sipërfaqe prej 598.4 ha ky park natyror shtrihet në Kosovën qëndrore. Vizitorët që zgjedhin si destinacion turistik këtë rajon janë të shumtë ndaj dhe kujdesi që duhet treguar për mbrojtjen e këtij ekosistemi duhet të jetë i dyfishtë.