MENU
klinika

"E doja por nuk mund..."

Mariza Ikonomi flet për herë të parë për jetën private

15.11.2019 - 15:23

Mariza Ikonomi mbetet prej vitesh një nga këngëtaret më të dashura për publikun, por edhe shumë e komentuar kur vjen puna tek ana profesionale sepse atë private ajo e ka ruajtur shumë hermetike.

Mirëpo e ftuar në emisionin “Me Bledin”, Mariza për herë të parë ka folur për jetën private, dashurinë, çfarë kërkon tek një mashkull etj

E pyetur nga Bledi Strakosha nëse ka thyer shumë zemra, Mariza u shpreh se çdo njeri padashje lëndon dhe asaj gjithashtu i ka ndodhur.

“Shpresoj të mos kem lënduar, por me siguri do kem lënduar. Kam lënduar edhe njerëzit që kam dashur më shumë. Vetë qenia njerëzore dashje padashje lëndon. Dhe ndonjëherë lëndojmë njerëzit që duam më shumë. Sigurisht, edhe unë njeri jam, s’jam e rënë nga qielli, jam e sigurt që do kem lënduar në mënyrë të pavetëdijshme. Por unë di të them më fal”, u shpreh Mariza.

E pyetur nëse është përpjekur t’i ndryshojë njerëzit që ka patur pranë, këngëtarja u shpreh se ajo e dashuron dikë siç është dhe nuk kërkon ta ndryshojë aspak.

“Asnjëherë sepse nëse dikush do më thonte ‘bëj kështu, bëj ashtu’, nuk do më pëlqente. Në asnjë lidhje timen nuk e kam ndryshuar tjetrin. Kur e dua dikë, e dua siç është. Të gjithë kemi të mira e të këqija”, tha Mariza.

Këngëtarja foli edhe për dashurinë e vërtetë dhe tregoi se edhe ajo ka dashur dikë, por për shkak të rrethanave nuk mund të jetonin bashkë.

“Unë mendoj që dy njerëz mund të jenë bërë për njëri-tjetrin, por nuk mund të jetojnë bashkë. Nuk ka rregulla në dashuri. Nuk do të thotë se ti ndahesh nga një person dhe nuk e dashuron më. Mund ta dashurosh gjithë jetën, por disa rrethana të bëjnë të mos përputhesh më. Mund të jem dhe unë që mund të kem pasur dikë që e kam dashur, por nuk mund të jetonim bashkë”.

Tek një mashkull Mariza kërkon të përjetojë emocione që ai të bëhet frymëzim për të.

“Ndjenja është ndjenjë, të vjen papritur. Unë kam nevojë të përjetoj emocione, tek një mashkull dua emocionin. Në momentin kur një mashkull të inspiron, nuk ka gjë më të bukur”, u shpreh këngëtarja.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain