Presidenti Republikës, Ilir Meta ka deklaruar sot se më këtë veprimtari qytetareve nuk i mbetet gjë tjetër vetëm tre mundësi.
Sipas Metës me këtë kapje të drejtësisë, qytetareve u mbetet ose të kapin armët, ose të bëhën në skllevër, ose sipas tij të ikin nga Shqipëria.
“Tani kanë mbetur vetëm tre zgjidhje, ose njerëzit të marrin armët, ose të bëhen skllevër, ose të ikin të gjithë jashtë vendit… këto janë të papranueshme për mua, dy të fundit tmerrësisht të papranueshme…”, tha Meta
Ndërkohë që më herët, Meta u shpreh se Rama duhet të ndalojë së përdorur ekspertët e huaj.
“Mos i keqpërdor më SHBA, diplomat e kështu ekspertë, si ata që firmosën për PPP në mënyrë antikushtetuese le të përdori sa të dojë, por kushtetutën e Shqipërisë e kemi bërë me SHBA, BE dhe Komisionin e Venecias, sepse përndryshe do të ketë hetim ndërkombëtar për këtë çështje dhe ndëshkim ndërkombëtar për këtë çështje, sepse ka dy vite që është sabotuar qëllimisht KED që ky person që u vu në krye të KED të bëjë këto veprime”, tha ai.