MENU
klinika

Meta: Ngritja e Kushtetueses, e shenjtë

“Askush s’do guxojë të më dërgojë sekserë, qoftë edhe ndërkombëtar për të shkelur Kushtetutën”

15.11.2019 - 17:01

Materiali voluminoz për kreun e KED, Ardian Dvorani, ishte shkak i vonesës së konferencën së sotme të Presidentit të Repulikës, Ilir Meta, i cili ndryshe nga më parë vonoi me rreth një orë në daljen e tij para mediave.

“Ky është një material kaq i thjeshtë është i mirësistemuar, është një dokument historik, është një provë, do gjykohet një ditë kjo gjë.” tha Meta ndërsa iu përgjigj interesit të medias.

Ndërkohë lidhur me pyetjen nëse është takuar me ndërkombëtarët kohët e fundit, Meta tha se ka gjithmonë takime me përfaqësues ndërkombëtar në vend.

“Përplasjen e ka krijuar personi që të hënën shkon për hetim në prokurori jo rezoluta. Janë të mirëdokumentuara që cdo gjë është e qëllimshme për të kapur edhe gjykatën. Parlamentin e kanë kapur, cdo gjë e kanë kapur.

Nëse Presidenti do tolerojë veprime të tilla mafioze, padyshim është detyruar t’i thotë popullit që kështu ka përfunduar cdo gjë lidhur me shtetin e të drejtës. Dhe kanë popullit i ngelen tre rrugë, o të marrin armët, gjë që është e papranushme, o të bëhen skllevër të një partie o të ikin nga Shqipëria, të treja janë të papranueshme, po dy të fundit janë totalisht të papranueshme.

Është detyrë e Presidentit të mbrojë këtë proces të rëndësishëm, të ndërtimit të gjykatës kushtetuese. presidenti ka qenë gjithnjë bashkëpunues, pse nuk thanë gjykojmë që mund të ketë mbaruar edhe afati.” u shpreh Meta, ndërsa komentoi edhe deklaratat e Kryeministrit Rama sot në seancë i cili foli për një krizë artificiale sa i takon kësaj cështjeje.

“Krizë aritificiale është se e krijon ai. A ka shkresë të Kuvendit drejtuar Presidentit? Kam njoftuar edhe Kuvendin edhe Avokatin e Popullit edhe partnerët ndërkombëtarë që kanë dëshirë të lexojnë.

Kush punon me memot e mikut tim Agaci, ajo është punë tjetër, askush s’do guxojë të më dërgojë sekserë qoftë edhe ndërkombëtar për të shkelur kushtetutën. I thotë SHBA e BE sic thoshte sot. Për kë e ka, për atë atje, apo këto deklaratat klienteliste këtu. Ngatërroi dynjanë tre vite më parë për reformën në drejtësi dhe kur u arrit konsensusi prap donte të merrte e të fajësonte kushtetutën. dhe kur u bë seanca, ku erdhën të gjithë, kush mungonte? Vetëm kryeministri Rama. Pse mungonte?

Dhe aty u vendos që Kushtetuta do bëhej sic është këtu. Dhe me prokurorin e përkohshëm, Kushtetuesen jo ai po askush nuk e prek dot. Është i shenjtë procesi i ngritjes së kësaj gjykate.” – u shpreh Meta.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!